Një vajzë e mitur është rrëmbyer mbrëmë në Fushë Kosovë nga persona të dyshuar që e futën me forcë në një veturë. Rreth një orë më vonë, viktima është liruar, ndërsa gjatë incidentit është lënduar lehtë edhe nëna e saj, e cila tentoi të ndërhynte për ta shpëtuar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:45 në rrugën “Pajazit Islami”, ndërsa të dyja, vajza dhe nëna, kanë marrë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Sipas Policisë së Kosovës, hetuesit kanë arritur të identifikojnë të paktën një veturë që është përdorur nga të dyshuarit.
Me rekomandim të prokurorit të shtetit, rasti është klasifikuar si “Rrëmbim” dhe “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa hetimet janë në zhvillim.
“Prishtinë, 21 maj 2025 – -Rreth orës 00:45, policia ka pranuar informatën për një rast të dyshuar rrëmbimi, të ndodhur në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë Kosovë. Sipas informatave fillestare, një vajzë e mitur është futur me forcë në një veturë nga persona të dyshuar dhe pas rreth një ore është liruar. Përgjatë incidentit në tentativë për të parandaluar rastin është lënduar lehtë edhe nëna e viktimës. Të dyja kanë pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor në QKUK. Hetuesit policor kanë identifikuar së paku një veturë që është shfrytëzuar nga të dyshuarit, ndërsa me rekomandimin e prokurorit të shtetit ka iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Rrëmbimi” si dhe “Lëndim i lehtë trupor” Policia po vazhdon intensivisht punën për ndriçimin e plotë të ngjarjes dhe inkurajon qytetarët që kanë informacione që posedojnë ndonjë informacion të dobishëm të kontaktojnë policinë përmes numrit falas 192 ose përmes aplikacionit Lajmëro Policinë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
18 raste me fruth në Shqipëri, përgjatë vitit 2025
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...