Fatime Abazi nga Ferizaj, një nënë vetëm 19 vjet e ndarë nga burri, po e rrit djalin e saj me vështirësi të mëdha ekonomike.
E martuar në moshë të re e më pas e ndarë, ajo e vetme detyrohet të kujdeset për fëmijën e saj dy vjeç edhe pse në kushte të vështira jetese.
Prindërit e Fatimes nuk punojnë, madje jetojnë me një pension invalidor prej vetëm 70 euro, shkruan “Lajmi.net”.
Por jo vetëm kaq, dëshira dhe ëndrra e Fatimes nuk mbaron te lëmosha, ajo ende askujt nuk i ka shtrirë dorën e nuk i ka kërkuar ndihmë që të rrisë djalin e saj të vetëm. Ajo ka vetëm një lutje, t’ia sigurojë dikush një punë.
Në profilin e saj në “Facebook” ajo ka bërë një postim me një kërkesë fare të thjeshtë, por që vështirë po e fiton.
“Përshëndetje jam e interesume për një vend pune, pastruese, shitëse, paketim kudo qoft në Ferizaj, kam shumë nevojë për punën. Viber +37745443***. Kam fmi me rrit ju lutna mos ma merrni për dobësi”.
Është ky postimi i saj që po prek zemrat e secilit, por megjithatë punën vazhdon të mos e gjejë.
Fatimja thotë për “Lajmi.net”, se tentimin për të kërkuar punë e ka filluar qysh një kohë të gjatë, por përsëri vështirë të gjejë ndonjë kontakt apo mundësi pune, prandaj edhe u detyrua ta bëjë publike e të kërkojë ndihmën e të tjerëve.
Në ditët e sotme rastet e tilla të papuna janë të shumta, megjithatë Fatimja po kërkon diçka të paktë e me ndërgjegje, sepse një punë të tillë sigurisht dikush mund ta ofrojë!
Lutja dhe kërkesa e Fatimes u drejtohet të gjithëve që kanë sado pak mëshirë për një nënë të vetmuar, e të gjithë atyre që kanë fëmijë dhe e kuptojnë problemin e saj.
Të rrisësh një fëmijë e vetme është puna më e vështirë e një nëne, por ta rrisësh në kushte të mjerueshme ajo bëhet diçka e patejkalueshme.
Kushdo që mund t’ia sigurojë një punë Fatimes, atë mund ta kontaktoni në numrin e saj, të cilin e posedon redaksia dhe mund të drejtoheni edhe në “Facebook”.
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër
Hamza: Legjislatura e re nis në moment vendimtar – Mbrojtja ...
Albin Kurti zyrtarisht mandatar për formim të Qeverisë