Një grabitje ka ndodhur sot në qytetin e Gjilanit, në rrugën “Idriz Seferi” rreth orës 08:45, njofton Policia e Kosovës.
Persona të maskuar kanë arritur që viktimës t’ia marrin një çantë me një shumë të konsiderueshme të parave.
Në njoftimin e policisë thuhet se grabitësit kanë përdorur sprej.
Të dyshuarit pas grabitjes janë larguar në drejtim të panjohur.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili rastin e ka cilësuar ,,Grabitje’’, të dyshuarit janë vënë në kërkim nga Policia e Kosovës, ndërsa rrethanat e rasti po hetohen nga hetues policor rajonal në Gjilan./Arbresh.info/
Radoniqi: Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pritet të s...
Platini: Komplot për të më larguar nga presidenca e FIFA-s
Hargreaves: Pavarësisht rezultateteve, bashkëpunimi i partiv...
Kapen mbi 30 mijë euro të padeklaruara në kufirin e Kosovës
24% e votave të numëruara: TOP 5 më të votuarit nga secila p...
Kongo, numri i të viktimave nga Ebola shkon në 100