Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale e Gjilanit, ka bërë të ditur se një zyrtarë komunal është prangosur sot, nën dyshimin për “Falsifikim i dokumentit zyrtar”.
Sipas policisë, i dyshuari, zyrtarë i komunës së Novobërdës dyshohet se ka falsifikuar dokumentacionin zyrtar përkatësisht listën e vijueshmërisë së punëtoreve për paraqitje në punë, me qëllim të përfitimit material, shkruan arbresh.info.
“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit (DHKEK), Njësia rajonale për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë themelore në Gjilan, pas zhvillimit të hetimeve disa mujore ka arritur të sigurojë dëshmi se një zyrtar pranë komunës së Novobërdës ka falsifikuar dokumentacionin zyrtar përkatësisht listën e vijueshmërisë së punëtoreve për paraqitje në punë, me qëllim të përfitimit material dhe se me këto veprime i dyshuari ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar” e parashikuar në sipas Kodit penal të Republikës së Kosovës”, bënë të ditur policia.
Personi në fjalë, me veprimet e tij dyshohet se ka përfituar shumën prej rreth 2,000 euro dhe në anën tjetër duke e dëmtuar buxhetin e komunës.
Më datë 10.05.2022, i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës i caktuar sipas detyrës zyrtare dhe pas përfundimit të intervistës me Aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Policia e Kosovës me njësitet kompetente të saj për luftimin e krimit dhe korrupsionit po vazhdon dhe do të vazhdoj me ndërmarrjen e veprimeve dhe masave ligjore ndaj të gjithë atyre personave, pa dallim rolit dhe funksionit që ushtrojnë e që bien ndesh me ligjet dhe proceduarat ligjore./arbresh.info/
Zelensky: ShBA-ja propozon bisedime direkte me Rusinë
Si mund ta shfrytëzojë Kosova momentin gjeopolitik për t’u a...
Kurti në konakun e Tahir Çakës: Kaçaniku qytet i rezistencës
Kullat e Lezhës drejt rijetëzimit, rreth 200 objekte drejt r...
Edicioni i pestë i “Big Brother VIP”, 14 banorët që u bënë p...
Rusia thotë se bisedimet në Floridë ishin “konstruktive”