Ministria e Arsimit rrezikon të mos e nis vitin shkollor 2025/2026 me tabela të mençura të planifikuara për institucionet e arsimit parauniversitar.
Arsyeja është pezullimi i aktivitetit të prokurimit, pas një ankese të paraqitur nga operatori ekonomik “SOLUTION D” SH.P.K. në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).
Derisa të merret vendimi për këtë ankesë , procedurat për këtë tender mbeten të bllokuara.
Ministria për këtë tender i ka planifikuar 8.5 milionë euro, ku kishte për qëllim blerjen , furnizimin dhe instalimin e tabelave të mençura (smartboard) në shkollat parauniversitare.
Në ankesën e kompanisë, kriteret e tenderit dyshohet se janë vendosur në mënyrë që të favorizojnë kompani të caktuara.
Më poshtë janë pretendimet në bazë të të cilave gjykata e tenderëve e ka pezulluar këtë aktivitet të prokurimit.

“Ju njofotoj se aktiviteti i Prokurimit, është pezulluar pasi qe një Operator Ekonomik ka parashtruar kerkes per rishqyrtim në OSHP deri te zgjidhet kërkesa per rishqyrtim aktiviteti pezullohet”, thuhet në njoftimi e ministrisë
Shpërthime në Bejrut dhe sirena në Bahrein, sulme gjatë natë...
Albin Kurti feston sot 51-vjetorin e lindjes
Sot 27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, lufta dhe liria e Kosovë...
Sot i jepet lamtumira e fundit Ilaz Brahimit që u vra nga e ...
Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet de...
66 të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak kolumbian