Te disa profesorë në pozita menaxheriale në universitetet publike në Kosovë marrja e shtesave po tejkalon dyfishin e rrogës së tyre bazë. Vetëm shtesat e pesë profesorëve me pozita menaxheriale sillen prej 1805 eurosh, duke e tejkaluar kështu pagën maksimale prej 1492 eurosh.
Dekanët, prodekanët, rektorët dhe prorektorët në universitetet publike në Kosovë janë duke marrë paga të majme mujore nga puna e tyre në këto institucione. Kontribut në rritjen e këtyre pagave janë duke dhënë edhe shtesat, të cilat arrijnë dyfishin e pagës bazë. Duke u bazuar në rezultatet e një raporti të publikuar nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), të ardhurat e stafit menaxherial në universitetet publike në Kosovë janë më të larta se paga e presidentit, siç parashihet ta ketë me ai Ligjin e ri për Paga.
Pagat bazë për stafin akademik të universiteteve publike në Kosovë janë nga 772 euro (asistent) deri në 1.429 euro (profesor i rregullt). Të njëjtit për punën që bëjnë marrin shtesa. Të përkthyera në paga mujore ato mund të arrijnë edhe deri në 3500 euro, shkruan tutje “Zëri”.
Nga hulumtimi i ORCA-s del se 40% e të ardhurave mujore për profesorët me pozita menaxheriale në UP vijnë nga shtesat që ata marrin.
Mundësi “shumë të mëdha” për sulme amerikane ndaj Iranit
Nga Knesset te Konferenca kundër Antisemitizmit, Rama përfun...
Horoskopi 27 janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sh...
Rinumërohen afro 75% e të gjitha votave
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Bora paralizon Japoninë, 16 viktima dhe kaos në transport