Komandanti i Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Viti, Hetem Jakupi, ka bërë të ditur se dje rreth orës 18:30 në fshatin Letnicë ka ndodhur një aksident i rëndë ku dy persona që po udhëtonin me motor kanë humbur kontrollin dhe kanë rënë në një humnerë të thellë.
Jakupi tha se telefonatën për ndihmë e pranuan nga njëri prej të lënduarve, ku njësiti emergjent reagoi menjëherë me një operacion të gjerë kërkim-shpëtimi.
“Aksioni u zhvillua ne kushte normale por terreni ku kishin rënë ishte i vështirë, dhe çdo sekondë ishte vendimtare për shpëtimin e jetëve. Për fat te mirë sot janë në gjendje te mirë, pasi që kemi kontaktuar me personat e lënduar”.
“Mirënjohje dhe respekt të thellë për të gjitha ekipet për reagimin e shpejtë, guximin dhe profesionalizmin e treguar. Urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit”, shkroi Jakupi, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, ai bëri të ditur se të lënduarit fillimisht u dërguan në QKMF në Viti, ndërsa njëri pastaj në Spitalin Rajonal të Gjilanit.
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit