Rreth kësaj ngjarje, Artan Murati nga KDI, ka sqaruar proceduralisht votimin lidhur me pikën e rendit të ditës për shpërbërjen potenciale të Kuvendit, gjë e cila nëse ndodhë, vendi shkon në zgjedhje.
”Ajo që dihet është që paku 93 nënshkrime të deputetëve janë dorëzuar për të thirrur seancën e nesërme. Logjikisht, këta 93 deputetë duhet të jenë në Kuvend dhe të votojnë për atë cfarë kanë nënshkruar,” ka sqaruar Murati.
Sipas tij, për të qenë votimi i suksesshëm, duhet që pro shpërndarjes të votojnë së paku 2/3 e deputetëve, që i bie 80 vota pro. Kjo e përcakton edhe kuorumin.
“Pyetja e shpeshtë që bëhet është çka ndodhë nëse nuk votohet mocioni? Ekzistojnë dy mundësi. I pari, mund të mos votohet për shkak të mungesës së kuorimit (fizik apo në votim). Në këtë rast aplikohen metodat tanimë të njohura: zilja, telefonatat, ri-hedhja në votim, dicka që kemi parë gjatë gjithë legjislaurës. I dyti, nëse votohet por nuk janë 80 vota pro. Në këtë rast, Rregullorja është e heshtur. Duhet referuar pastaj te neni 81.1.1. i Kushtetutës dhe 83.1.a. i Rregullores së Kuvendit, ku thuhet se Kuvendi shpërndahet nëse e brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh, prej ditës së caktimit të mandatarit nga Presidenti i Republikës së Kosovës nuk mund të formohet Qeveria. Presidenti ka shtjerrur rastin e parë për mandatar, e ka edhe të dytin. Kjo do të sillte komplikime e vonesa, por eventualisht do të kryhej,” ka shkruar ai.
Subjektet politike e kanë shprehur publikisht qëndrimin e tyre. Koalicionet kanë filluar të formalizohen.
Seanca për shpërndarje pritet të fillojë nga ora 10:00. Fillimisht, do të votohet për marrëveshjen IPA./arbresh.info/
31-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohet nga Gjerma...
Ish-ministri dhe gjashtë zyrtarët e arrestuar për korrupsion...
“Flasim me grushte”, Joshua i bën thirrje Tyson Furyt për nj...
Mbetet pa ujë një zonë në Fushë Kosovë pas shpërthimit të nj...
Amerika kryen sulme “masive” kundër ISIS-it në Siri
Presidenti Begaj: Gazetaria është profesioni më i bukur në b...