Si pasojë e vërshimeve të fundit, dy familje në Fushë Kosovë kanë mbetur pa strehim dhe po përballen me një situatë të rëndë sociale.
Sipas njoftimit të publikuar nga faqja lokale “Fushë Kosova Portal” këto familje kanë nevojë urgjente për dy banesa për qëndrim të përkohshëm, derisa të gjendet një zgjidhje afatgjatë.
Apelohet tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe bizneset që kanë mundësi të ofrojnë strehim ose ndonjë formë tjetër ndihme emergjente, që të reagojnë sa më shpejt dhe të kontribuojnë në lehtësimin e kësaj gjendjeje
Çdo ndihmë konsiderohet e çmuar dhe e domosdoshme në këtë moment të vështirë, duke pasur parasysh nevojën urgjente për strehim dhe siguri për familjet e prekura.
Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e pa...
Ndalohet për 48 orë një person pas vdekjes së punëtorit në v...
Pamjet e 50-vjeçarit me armën lodër, intervistohet i dyshuar...
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime