Një nga elementët më të rëndësishme të turizmit veror në Durrës ka qenë gjithmonë fluksi i pushuesve nga Kosova.
Afërsia gjeografike dhe çmimet e përballueshme e kanë mbajtur këtë qytet në listën e zgjedhjeve të para për ta.
Por këtë verë, duket se ka një rënie në numrin e tyre, të paktën sipas disa prej pushuesve.
“Nga Ferizaj i Kosovës, vij që 9 vite. Ta shoh si do kaloj sivjet, se pritja nuk është e mirë. Nuk na presin mirë. Ma shtrenjt se vitet tjera,” shprehet një prej tyre.
“Më pak ka pas vizitor se vjet, për shkak të çështjes ekonomike ndoshta,” thotë një tjetër.
Një tjetër pushues shton: “Po mirë është, super është, normal është vend turistik. Çdo vit po pakohen nga pak, qysh po shikoni që s’jam gabim. Po ndoshta arsyeja, çmimet, euro. I bjen më shtrenjt për arsye që kur thyejmë euron, çmimi është më i shtrenjtë.”
Megjithatë, për shumë të tjerë, Durrësi mbetet ende një zgjedhje e qëndrueshme, që ofron më shumë krahasuar me çmimet në destinacione të tjera.
“Prej Drenice, vij për çdo vit. Çmimet qysh janë, çdo kund më mirë krahasu me vende tjera. Mas dy jave ndoshta vij prapë, rri 2-3 ditë,” thotë një tjetër pushues.
“Me përshtypjet më të lira largohem. Klima mirë, deti mirë, çmime të volitshme, të përballueshme. Edhe besoj që vitin e ardhshëm kemi me vizitu Durrësin,” shton një tjetër.
“Prej Kosove vij, mirë shumë. Çmimet në rregull janë krejt, që 6 vite vij,” thotë një pushues tjetër.
Fluksi i pushuesve nga Kosova mund të ketë ndryshuar, por Durrësi mbetet një pikë kyçe në hartën e tyre turistike.
Me një treg gjithnjë e më kërkues, plazhi më i madh i vendit duhet të ruajë jo vetëm çmimet konkurruese, por edhe cilësinë e shërbimit, për të mos humbur një ndër vizitorët më besnikë të sezonit.
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...