Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës ka hapur thirrjen për operatorët ekonomikë të transportit për operim në linjat që janë ekonomikisht jo profitabile.
Sipas tij, përmes kësaj mase Qeveria do të subvencionojë transportin publik për qytetarët, me fokus të veçantë në komunat e veriut të Kosovës, me qëllim të përmirësimit të qasjes në shërbime dhe lehtësimit të lëvizjes.
“Ky është një hap konkret për të garantuar qasje më të mirë në shërbime, lëvizje më të lehtë dhe trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët, pavarësisht zonës ku jetojnë. Zotimet po i kthejmë në veprime konkrete”, ka shkruar Durmishi në Facebook.
Ai ka ftuar të gjithë operatorët ekonomikë të interesuar që të aplikojnë pranë Departamentit të Transportit në MMPHI, brenda afateve të përcaktuara në thirrjen publike.
I kërkuar nga Italia për trafik droge, arrestohet 50-vjeçari...
Bashkimi Evropian dhe Australia nënshkruajnë marrëveshje për...
27-vjetori i sulmeve të NATO-s, Osmani: Kosova nuk harron
27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, Rama: Moment kyç për lirinë ...
Hamza: 24 Marsi 1999, momenti që ndryshoi fatin e Kosovës, m...
Begaj kujton ndërhyrjen e NATO-s kundër Millosheviçit: Shqip...