Anëtari i Vetëvendosjes me emrin Hysen Durmishi ka bërë një status në profilin e tij në Facebook duke sulmuar Nasim Haradinajn për një deklaratë të dhënë para disa ditësh pas hyrjes së ushtrisë serbe në Kamenicë.
Haradinaj kishte akuzuar banorët e Kamenicës që nuk kishin ndërmarrë asnjë veprim kundër ushtrisë serbe megjithëse kishin parë ata brenda territorit të Republikës së Kosovës.
“Ku është ky Nasimi tash bashkë me atë kushëririn e tij të sporteve të rënda?” – pyet Durmishi.
Më tej ai shton se nuk pajtohet me logjikën e z.Haradinaj, dhe se është shteti ai që duhej të vepronte në të dyja rastet.
Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:
Nasim Haradinaj me një emision para disa ditëve i akuzonte banorët e Kamenicës që lejuan hyrjen e xhandarmërisë së Serbisë në Karaqevë. Ai tha le të provojnë e të vijnë në Deçan ata. E Vuçiqi iu kundërpërgjigj menjëherë. I ndërpreu punimet e rrugës Deçan – Plavë mu në Deçan. Tash një qytetarë i Kamenicës do të pyeste: ku është ky Nasimi tash bashkë me atë kushëririn e tij të sporteve të rënda? Natyrisht që nuk pajtohem me këtë logjikë unë. Shteti, pra institucionet duhet të veprojnë në të dy rastet në të kundërten e asaj se si kanë vepruar.
https://www.facebook.com/hdurmishi/posts/10158951634879524
Foshnja 8-muajshe rezulton pozitive për kokainë në Spanjë, a...
Milano-Cortina 2026, Josie Baff fiton të artën
Miratohet Plani i Rritjes, Kosova do të përfitojë 882 milion...
Nis seanca e sotme e Kuvendit, betohen dy deputetë të rinj
Kuvendi pritet t’i ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare
Kongresisti republikan Self: Besim jashtëzakonisht i fortë e...