Ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan, gjatë dëshmisë së tij në Hagë, foli edhe për ish-eprorin e UÇK-së, Ramush Haradinaj.
Ai tha se Haradinaj ishte si në filmat e Rambos, dhe sipas tij, ishte personazh që binte në sy, transmeton klankosova.tv.
“Ramushi ishte karakter i veçantë, ishte si në filmat e Rambos, mbaj mend që kishte një emblemë në krah, të binte në sy si personazh, fliste goxha, i dëgjohej zëri shpesh”, deklaroi Duncan.
Për takimin e 17 qershorit 1999, mes UÇK-së dhe ndërkombëtarëve, ish-diplomati Duncan thotë se ishte i frytshëm.
“Nga pikëpamja ushtarake ka qenë i frytshëm si takim, krahu politik, më duket se ishte Z. Haliti apo ndonjë nga të pandehurit këtu, ishte e vështirë ata donin formulime ku bëhej e qartë se do të njihet QP, ishte sfiduese. Teksti mbeti shumica siç e kisha shkruar unë. Takimi në vetvete ishte frytdhënës por qëndrimi i tyre në përgjithësi, ose do ta them ndryshe, hezitonin shumë, ata thoshin se e kemi fituar luftën dhe duam të çarmatosemi me nder, nëse duhet të çarmatosemi duhet ta bëjmë siç duhet. Donin ta mbronin nderin e tyre përpara popullit të tyre”, u shpreh ish-këshilltari i NATO-s.
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...
Haxhiu: Në jetën dhe veprën e Rexhep Qosjes, fjala shqipe gj...
Murati nënshkruan udhëzimin: Arkat fiskale bëhen digjitale d...
OVL-UÇK mirëpret procedimin e ligjit për UÇK në javën tjetër
Burgim i përjetshëm për dy terroristët e Banjskës, Hoxha: Ta...
Whitaker takohet në Tiranë me veteranë shqiptarë e amerikanë...