Dreshaj publikon video të veturës zyrtare e cila po qëndron për 3 orë para Postës

20:32 | 7 Shkurt 2020
A. B.

Zyrtari i lartë i Vetëvendosjes në Istog, Florin Dreshaj ka publikuar një video në profilin e tij në Facebook.

Ai ka pasqyruar një veturë me targa shtetërore “3Z”, e cila, sipas tij, po qëndron qe tri orë para Postës.

“Kërkohet pronari i kesaj makine. Tani me shumë se tri orë është e parkuar në trotuar para postes ne Istog. Pra vend i ndaluar për parking. Me e çuditshme është se pronari ka harruar ta ndal makinën. Pos që po e pengon qarkullimin, që po e ndotë ambientin edhe dervati që shpenzohet paguhet nga parat tona. Kjo është mendësia e qeverisjes komunale te Istogut. Turp”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme