Kuvendi Komunal i Drenasit, ka miratuar vendimin për vendosjen e shtatoreve të heronjve Shaban, Hamëz e Adem Jashari, Rasim Kiçina, Ilaz Kodra dhe Bedri Shala në sheshin “Fehmi Lladrovci.
Kjo ka qenë një propozim nga kryetari i kësaj Komunë Ramiz Lladrovci, njofton Klan Kosova.
“Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës, ku për diskutim ishin 11 pika për rend dite, në mesin e tyre edhe propozim vendimi i Kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovci për vendosjen e shtatoreve të heronjve Shaban, Hamëz e Adem Jashari, Rasim Kiçina, Ilaz Kodra dhe Bedri Shala në sheshin “Fehmi Lladrovci”, pikë kjo e cila është miratuar unanimisht nga anëtarët e Kuvendit”.
“Në mbledhje merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Gani Sylaj, kryesuesi i Kuvendit, Labinot Halilaj i cili edhe e ka kryesuar mbledhjen, anëtar të Kuvendit të Komunës, drejtor të drejtorive komunale, përfaqësues të OSBE-së, KFOR-it dhe monitorues nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga kjo komunë.
26 vjet nga masakra në Krushë të Madhe
Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro në 2025
Nafta mbi 200 lekë për litër, ku ndryshon Shqipëria nga rajo...
Irani ironizon me përpjekjet e SHBA-së për armëpushim
E rëndë: Vdes tragjikisht në Gjermani i riu nga Presheva
Moti sot i vranët dhe intervale me diell, temperaturat arrij...