Komuna e Drenasit ka ndarë 160 bursa për studentët.
“Këto bursa që kanë për synim ngritjen e cilësisë së arsimit, janë ndarë për studentët që studiojnë në universitetet publike për vitin akademik 2019-2020. Numri i bursave nga buxheti komunal është 160, ndërsa, lartësia e bursës komunale për një student është 500 euro “- njofton Komuna e Drenasit përcjellë Klan Kosova.
Sipas listës së publikuar të studentëve kjo komunë do të bëjë përpjekje që përmes donatorëve të sigurojë edhe 40 bursa të tjera.
Me këtë rast kryetari Ramiz Lladrovci, ka përgëzuar studentët e përzgjedhur, duke uruar suksese në të ardhmen dhe përfundim të suksesshëm të studimeve me rezultate sa më të mira.
Komisioni në përbërje të anëtarëve profesional, ka shqyrtuar të gjitha aplikacionet me kujdes, dhe përfitues janë shpallur vetëm ata të cilët kanë marrë pikë më së shumti, duke u bazuar në kriteret e konkursit- shkruan në njoftimin e Komunës së Drenasit.
Lista e plotë e studentëve që kanë përfituar bursën komunale:
https://kk.rks-gov.net/gllogoc/wp-content/uploads/sites/10/2019/11/20191108143021111.pdf
Vuçiç: Serbia gati të financojë autostradën deri në Mitrovic...
Polonia ngre alarmin: NATO po shpërbëhet
Kurti, për masakrën e Studimes: Krimet e Serbisë nuk harrohe...
Osmani në vizitë në Ferizaj: Mirënjohëse për bujarinë dhe mi...
Kaula Haziri e artë në Kampionatin Mesdhetar të Boulingut në...
MC Kresha mysafir në emisionin e Rozana Radit, heshtje, dist...