Qeverisja e mirë e kryetarit Ramiz Lladrovci në Komunën e Drenasit, për vitin 2019, është vlerësuar për performancën më të mirë, kampion në mesin e komunave dhe është spërblyer me grant me vlerë 803.000 euro nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Kryetari Lladrovci ka falënderuar ekzekutivin, zyrtarët për punën e shkëlqyer që po e bëjnë për qytetarët e Drenasit.
Ai ka theksuar se këto grante janë dëshmi dhe motiv që puna e mirë që po bëhet, do të vazhdoj.
Lladrovci ka shprehur falënderim ndaj qytetarëve të cilët në forma të ndryshme po kontribuojnë dhe japin zë qeverisjes së mirë e transparente.
Komuna e Drenasit për çdo vit është vlerësuar shumë lartë, ka përfituar vazhdimisht grante që jepen nga ministritë e ndryshme të Qeverisë dhe të organizatave ndërkombëtare.
Këto mjete do të orientohen në projekte kapitale me rëndësi për qytetarët tanë, gjithmonë për përmirësimin e jetës dhe mirëqenies së tyre.
Gjendet i vdekur një person në Llapqevë të Malishevës
“Fillova si portier”, Sesko zbulon rrugëtimin e tij qesharak...
18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, në pranga 2 persona...
Harry Bajraktari letër Trumpit: Angazhohuni që Specialja t’i...
Kurti: Kosova, një pishtar i demokracisë dhe sigurisë në raj...
Platforma “Liria ka Emër” mban sot konferencën e fundit para...