Emanuel Bajra, kryesues i Bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës ka folur rreth zhvillimeve botërore, sidomos në ekonomi.
Pashmangshëm u fol edhe për TRUST-in, një nga temat me mjaft interes për qytetarët e Kosovës.
Kreu i Bordit të TKPK-së u pyet se a do të lejohen për tërheqje mjetet e kursimeve pensional.
Ai u përgjigj se është kundër këtij opsioni.
“Unë jam kundër këtyre lëshimeve të TRUST-it. Kjo për shkak se TRUST-i duhet të kuptohet si entitet kursyes e jo investues, jo kur të na teket të shkojmë dhe t’i marrim paratë, për shkak se ajo e afekton edhe vlerën e TRUST-it vet, por e afekton edhe të ardhmen e çdo kontributdhënësi kosovar. Kështu që nuk e kisha rekomandu”, deklaroi Bajra në Klan Kosova.
Haxhiu: Mbikëqyrja parlamentare, kyçe për funksionimin e ins...
Presidentja Osmani deklarohet për kërkesën në Kushtetuese rr...
“Gjithë të mirat Kosovë”, ambasadori i BE’së publikon fotogr...
Publikohet video ku arrestohen 4 shqiptarë në Serbi me bluzë...
Osmani: Kohët e fundit, puna ime u përball me fushatë baltos...
ATK: Të ardhurat nga kriptovalutat janë të tatueshme