Dorëzohet në polici njëri nga të dyshuarit për vrasjen e 26 vjeçarit në Mitrovicë

12:54 | 2 Nëntor 2021
A Z

Është vetdorëzuar në polici njëri nga të dyshuarit për vrasjen e 26 vjeçarit të premten në Mitrovicë.

Pas procedurave të nevojshme intervistuese, të dyshuarit A. Z., me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Si rrjedhojë e hetimeve të vazhdueshme në kërkim të dy- personave të dyshuar për veprën penale vrasje e rëndë e ndodhur me datën 30 tetor 2021, në Mitrovicën e Jugut, në orët e paradites së sotme të datës 2 nëntor 2021, njëri nga të dyshuarit A. Z .,23 vjeçar shtetas i Republikës se Kosovës është vetdorëzuar.

Pas procedurave të nevojshme intervistuese, të dyshuarit A. Z., me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Hetimet në kërkim të të dyshuarit tjetër L. B., 21 vjeçar janë duke vazhduar edhe me teje./arbresh.info/

Të ngjashme