Përfaqësuesit e Odës Hoteliere dhe Turistike të Kosovës, në krye me Hysen Sogojeva, kryetar dhe Visar Demolli, Drejtor ekzekutiv sot dorëzuan Manualin për rifillimin e punës brenda ambienteve hoteliere, restoranteve dhe kafiterive, në Kabinetin e Zëvendës kryeministrit të parë Besnik Tahiri.
U bisedua për sfidat me të cilat po ballafaqohet ky sektor në kohë pandemie.
“Kërkesat tona ishin kryesisht ato për lejimin e punës në hapësirat e brendshme-te mbyllura dhe largimin e kufizimit të veprimtarisë së tyre.Të gjithë të pranishmit u zotuan se do t’i adresojmë këto çështje në instancat kompetente në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për funksionimin e rregullt të këtij sektori, gjithmonë në përputhje dhe me rekomandimet e institucioneve shëndetësore për ruajtjen e shëndetit publik”, thotë OHTK-ja/arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...