Shoqata Krimet e Luftës Gjakova 98-99, ka dorëzuar 16 kallëzime penale për krimet e kryera në komunën e Gjakovës.
Këto kallëzime janë dorëzuar në Policinë e Kosovës, në sektorin e krimeve të luftës.
“Konkretisht, sot janë dorëzuar mbi 100 padi që kanë të bëjnë me kallëzime penale për vrasjet dhe masakrat që janë kryer në luftën e fundit nga forcat serbe në Gjakovë”, ka deklaruar zëdhënësja e shoqatës, Liridona Binakaj.
Në këto 100 dosje sipas saj janë të përfshirë rreth 100 persona.
Binakaj ka theksuar se këto kallëzime kanë të bëjnë me pengjet që janë marrë, torturat që janë bërë e po ashtu edhe me dëmet materiale që janë shkaktuar në luftën e fundit në Komunën e Gjakovës.
Ajo ka paralajmëruar se këto padi nuk do të jenë të vetmet që do të deponohen./arbresh.info/
Mourinho optimist para përballjes me Real Madridin
Prokuroria Speciale arreston një person për dhënie ryshfeti ...
Sekuestrohet një armë zjarri në Kaçanik, shoqërohet në polic...
Szoboszlai në radarin e Realit – Liverpooli i ofron kontratë...
Rritet numri i të moshuarve, lindshmëria bie në nivel histor...
Përmbytjet në Francë lënë dy të vdekur, 81 departamente në g...