Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka kërcënuar homologun e tij meksikan, se do të dërgojë trupa ushtarake në kufi nëse qeveria meksikane dështon në ndalimin e ‘personave të ligë’.
Sipas AP, Trump këto komente i ka bërë gjatë një bisede telefonike me presidentin meksikan, Enrique Pena Nieto, transmeton portali arbresh.info.
“Ju andej keni një bandë me njerëz të ligë dhe ju nuk jeni duke bërë sa duhet për t’i ndaluar ata”, citohet të ketë thënë Trump.
“Mendoj se ushtria do të kryente punë, nëse ju nuk merreni me këtë, atëherë unë do dërgoj ushtrinë në kufi”, ka thënë ai.
Megjithatë, Shtëpia e Bardhë dhe Meksika kanë mohuat të jetë bërë një kërcënim i tillë.
Sipas tyre biseda telefonike ka pasur për qëllim të stabilizojë marrëdhëniet e tensionuara mes dy vendeve, por sipas një transkripti të siguruar nga AP, thuhet se Presidenti Trump e ka përdorur stilin e njejtë sikurse gjatë fushatës.
Tensioned mes Meksikës dhe SHBA-ve janë rritur edhe më shumë pasi Trump ka nënshkruar urdhërin ekzekutiv për ndërtimin e murit dhe ka kërkuar që Meksika të paguajë./Arbresh.info
Në këtë link mund t’i gjeni rezultatet për votat e kandidatë...
Ambasadori i Gjermanisë uron Kosovën për zgjedhje të qeta e ...
Policia e Rajonit të Prishtinës realizon aksione intensive, ...
Numërohen votat e para për kandidatë për deputet, kaq vota i...
OVL e UÇK-së organizon nesër homazhe për Ditën e Veteranit
DhTIK uron VV-në dhe Kurtin për fitoren në zgjedhje