Dogana e Kosovës përmirëson kohën e zhdoganimit të mallrave

15:45 | 30 Mars 2022
A Z

Banka Botërore në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë zhvilluar një studim i cili ka matur kohën e zhdoganimit të mallrave nga momenti i hyrjes e deri në përfundim të procedurave doganore si në eksport po ashtu edhe në import.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu gjatë hajpjes së prezantimit të hulumtimit theksoj se ky hulumtim flet për rezultate më të mira në kohën e zhdoganimit të mallrave krahasuar me hulumtimin e njëjtë të bërë në vitin 2016.

Sipas tij, vendimi i Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë për lehtësimin e avancuar të qarkullimit ndërkufitar të mallrave dhe njerëzve. Kjo marrëveshje do të vijojë edhe me avancim, edhe me procesin e plotë të zhdoganimit në portet detare fillimisht dhe pastaj me zgjerim ku konsiderohet e nevojshme nga industritë e ndryshme.

“Ky hulumtim flet për rezultate më të mira në kohën e zhdoganimit të mallrave krahasuar me hulumtimin e njëjtë të bërë në vitin 2016. Hulumtimi ka gjetur se nga hulumtimi i fundit në vitin 2016 ka pasur përmirësime të dukshme dhe kjo është shumë inkurajuese por gjithashtu jam shumë mirënjohës për punën e ekipit dhe rekomandimet që kanë bërë që këtë proces ta avancojmë tutje duke siguruar mundësi më të mira në të bërit bizneset e veçanti për eksportin dhe importin. Vendimi i Qeverisë së Kosovës me Qeverinë e Shqipërisë për lehtësimin e avancuar të qarkullimit ndërkufitar të mallrave dhe njerëzve. Kjo marrëveshje do të vijojë edhe me avancim, edhe me procesin e plotë të zhdoganimit në portet detare fillimisht dhe pastaj me zgjerim ku konsiderohet e nevojshme nga industritë e ndryshme. Gjithashtu gjatë vitit të kaluar kemi pasur një marrëveshje me Maqedoninë të nënshkruar nga ministrat e Financave të dy vendeve për vendosjen e kontrollit të përbashkët në stacionin hekurudhor në Han të Elezit ku do të bëhet vetëm një ndalesë e dërgesave dhe transportit të personave në transportin hekurudhor”, tha ai./arbresh.info/