Kryeministri malazez, Milo Djukanoviç ka bërë të ditur se Rusia ka qenë e përfshirë në atentatin e dështuar ndaj tij në ditën e zgjedhjeve parlamentare.
Duke folur këtë të martë, Djukanoviç tha se ngjarja e 16 tetorit, gjatë së cilës u arrestuan 20 persona, “ka një lidhje të fortë me një faktor të jashtëm”. Mes të arrestuarve ishte edhe një ish-komandant i forcave speciale të policisë në Serbi.
Grupi në fjalë dyshohet se po planifikonte sulme ndaj vet kryeministrit, por edhe mbështetësve të tij, menjëherë pasi rezultati i zgjedhjeve parlamentare të shpallej.
Rusia ka kundërshtuar me forcë përpjekjen e Malit të Zi për t’iu bashkuar NATO-s, ndërkohë që edhe udhëheqësit opozitarë të vendit kanë bërë vizita të shpeshta në Moskë gjatë kohëve të fundit.
Djukanoviç premtoi gjithashtu se autoritetet e vendit do të hetojnë shkallën e përfshirjes në atentatin e dyshuar, qoftë të Rusisë, ashtu dhe të Serbisë.
Partia e Djukanoviç fitoi zgjedhjet, megjithatë asaj do t’i nevojiten partnerë koalicioni për të vijuar qeverisjen e vendit.
Reagimi i kryeministrit malazez vjen një ditë pas konferencës për shtyp të kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiç, i cili deklaroi se shërbime të ndryshme sekrete nga Perëndimi dhe nga Lindja janë përplasur në territorin e këtij shteti, shkruan Top Channel.
Avokati i Veselit: Viktimat e dinë shumë mirë se padrejtësia...
Përfundon seanca fillestare për rastin e policit Muhamed Lik...
Policia shpall në kërkim Liridon Podrimaj për disa vepra pen...
Nis seanca në Hagë – fjalën e ka mbrojtja e Kadri Veselit
Zjarr i madh në Rusi nga sulmet me dron ukrainas, dy të plag...
Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët për arrestimin e një...