Endrit Thaçin e Klestor Veselin, djemtë e dy figurave kryesore të luftës, lirisë dhe shtetndërtimit në Kosovë, Hashim Thaçit e Kadri Veselit, deri më sot nuk i kemi parë askund së bashku në fushatën e këtyre zgjedhjeve lokale.
Për herë të parë, djali i Hashim Thaçit dhe djali i Kadri Veselit, sonte janë parë së bashku në përkrahje të Arian Tahirit, kandidatit të PDK-së për Kryetar të Mitrovicës, në një tubim me familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e UÇK-së.
“Në mesin e familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së, fola si djalë i Mitrovicës që nuk e harron kurrë sakrificën për liri. U nderova që isha bashkë me Endritin dhe Klestorin, djalin e Hashim Thaçit dhe djalin e Kadri Veselit. Liria është e shenjtë dhe detyra jonë është ta nderojmë me vepra të mira.
E dimë kush jemi. E dimë nga vijmë. Dhe ecim përpara me krenari e nder.
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë