Sot shënohet Dita Kundër Pandëshkueshmërisë së Krimeve ndaj Gazetarëve.
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Vlora Çitaku tha se ka ende shumë punë për ndërtimin e një shoqërie.
Sipas Çitakut, sulmet ndaj gazetarëve jo vetëm që janë të ndëshkueshme me ligj, por janë edhe të papranueshme për shoqërinë.
“Sot në Ditën Kundër Pandëshkueshmërisë së Krimeve ndaj Gazetarëve duhet t’ia kujtojmë vetes që ende kemi shumë punë përpara në ndërtimin e një shoqërije ku sulmet ndaj gazetarëve janë jo vetëm të ndëshkueshme me ligj, por edhe të papranueshme për shoqërinë”, shkruan ajo në Facebook.
Ndryshe Asociacioni i Gzetarëve të Kosovës ka njoftuar se për të të rritur ndërgjegjësimin e rëndësisë së ndëshkimit të sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve e mediave do ta shënojë nëpërmjet një kampanje online duke publikuar qëndrimet e ambasadorëve, partnerëve, kolegëve gazetarë, si dhe juristëve të medias. Njëherësh, në kuadër të platformës rajonale, Safe Journalists
“Për të rritur ndërgjegjësimin e rëndësisë së ndëshkimit të sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve e mediave, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, nesër më 2 Nëntor – Ditën Ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve, do ta shënojë nëpërmjet një kampanje online duke publikuar qëndrimet e ambasadorëve, partnerëve, kolegëve gazetarë, si dhe juristëve të medias. Njëherësh, në kuadër të platformës rajonale, Safe Journalists, AGK-ja së bashku me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, do të kërkojë nga kolegët që të raportojnë rastet e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj tyre në institucionet kompetente. Gjithashtu, nesër, 2 nëntor me fillim nga ora 17:00, në Kino Armata, në bashkëpunim me British Embassy Pristina – do të shfaqet dokumentari “Lyra”, për jetën, veprën dhe vrasjen e gazetares, Lyra McKee”, njofton AGK-ja./Arbresh.info/
Shfuqizimi i Ligjit për Konfiskimin e Pasurisë, sipas njohës...
Kontratë rekorde, Saka do të bëhet më i paguari në historinë...
Aksi Ferizaj–Gjilan i pakalueshëm, rrugët tjera në Ferizaj t...
27 vite nga vrasja e Enver Malokut, Abdixhiku nderon jetën d...
Maqedoni e Veriut, mbahen zgjedhjet lokale në 4 komuna
SHBA-ja njofton për sulme “në shkallë të gjerë” kundër IS-it...