Dita e shtatë e Bllokadës në Bërnjak, situatë e qetë dhe pak lëvizje

16:05 | 26 Shtator 2021

Një qetësi dhe lëvizje po thuajse fare është gjendja e Bernjakut në ditën e shtatë të bllokadës nga serbet e Mitrovicës Veriore.

Bllokada në këtë pjesë vazhdon edhe përtej Liqenit të Ujmanit.

Të heshtur e në vëzhgim të pak njerëzve po thuajse fare vetëm të mediave, Njësia Speciale të ndarë në pika monitorojnë gjendjen.

Në numër më të vogël, por më të njëjtin qellim edhe në Bërnjak, serbet po mundohen që përmes bllokadave të kufirit që lidh Kosovën më Serbinë të tregojnë revoltën karshi vendimit të Qeveris së Kosovës që asnjë veturë nga Serbia mos të hyjë në territor të Kosovës pa ndërruar targat.

Kujtojmë se rreth këtij vendimi Bernjaku e Jarinja po e kalojnë edhe ditën e shtat nën tensione e bllokada nga banoret serb.

Për këtë shkas sot Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbledhur edhe krerët e opozitës, ndërsa që nga faktori ndërkombëtarë vazhdojnë të vijnë thirrje për të dy palët për qetësi dhe kthim në dialog./arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara