Sot është dita e dytë e viztës zyrtare të Kryeministrit Albin Kurti në Amerikë. Por, sa do të qëndrojë i pari i Qeverisë së Kosovës atje dhe me kë u takua dje?
Kryeministri Albin Kurti ka nisur dje vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas disa muajsh pritje.
Në ditën e parë të vizitës, ai është takuar me drejtoreshën e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright.
Kurti tha tha me Albright ka biseduar për nisjen e negociatave të Kompaktit të Kosovës, e të cilën e ka falënderuar për punën e palodhshme të MCC-së për të mundësuar Kompaktin.
“Një nder i veçantë për t’u takuar@MCC_CEO Znj. Alice Albright dhe për të nisur negociatat të Kompaktit të Kosovës. E falënderova për punën e palodhshme të MCC-së për të mundësuar Kompaktin, i cili do të bëhet investimi më i madh në sektorin e energjisë në Kosovë dhe që ripohon lidhjen e ngushtë që ndajnë vendet tona”, shkroi Kurti në Twitter.
A special honor to meet @MCC_CEO Ms. Alice Albright & kick-off Kosova Compact Negotiations. I thanked her for MCC’s tireless work in enabling the Compact, which is set to become the largest investment in the ?? energy sector & reaffirms the close bond our countries share. ???? pic.twitter.com/rDSI1yxI5n
— Albin Kurti (@albinkurti) May 6, 2022
Sipas njoftimit të ZKM’së, gjatë qëndrimit në Amerikë, Kurti do të takohet me zyrtarë shtetërorë, udhëheqës të ndërmarrjeve, përfaqësues të organizatave, si dhe komunitetin shqiptaro-amerikan, pa specifikuar emra.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka filluar vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë qëndrimit në ShBA, kryeministri do të takohet me zyrtarë shtetërorë, udhëheqës të ndërmarrjeve, përfaqësues të organizatave, si dhe komunitetin shqiptaro-amerikan. Sot do të takohet me përfaqësuesit e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC)”, thuhet në njoftimin zyrtar të ZKM-së.
Nga Zyra e Kryeministrit s’kanë dhënë detaje se sa do të zgjasë kjo vizitë.
Javë më parë, për vizitën e tij, Kryeministri Kurti kishte deklaruar se në Amerikë do të qëndrojë 10 ditë apo dy javë, pasi është vend i madh për të qëndruar vetëm dy-tri ditë.
“Sa i përket vizitës në SHBA, besoj që pengesa kryesore është logjistike-teknike, sepse nuk mund të shkojë për tri ditë atje. Dua të shkoj për 10 ditë ose dy javë, sepse është edhe një shtet më i madh, por edhe takimet që dua t’i bëj atje do jenë edhe më të shumta se sa në Evropë, ku mund të shkosh edhe për dy ditë”, u kishte thënë Kurti gazetarëve në muajin mars kur ishte pyetur se kur do të udhëtojë për vizitë zyrtare në ShBA./arbresh.info/
Begaj: Shqipëria do të marrë komandën e batalionit shumëkomb...
Zelensky: Ukrainasit duan paqe, por jo me çdo kusht
“Mirënjohës për punën, mundin e sakrificën për gjithë Kombin...
Kurti: Daci do të mbetet emër i rëndësishëm në historinë e s...
Pacolli reagon për vdekjen e Nexhat Dacit
Osmani reagon për ndarjen nga jeta të Nexhat Dacit: Nga akad...