Diplomati italian: Vazhdojeni dialogun, do ju përkrahim për liberalizmin e vizave

16:25 | 22 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigji Di Maio, ka bërë thirrje që të vazhdohet procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç ka thënë ai për të gjetur një marrëveshje.

Ai këto deklarata i ka bërë pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Italisë,lidhur me eliminimin e tatimit të dyshiftë, të cilën nga Kosova e ka nënshkruar ministri i Financave, Hekruan Murati.

“Shpreojmë që të punohet për pajtimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.Ja prezantova ministres që të vazhdohet dialogu me Serbinë para në mënyrë konstruktive”, tha ministri italian, në konferencën e përbashkët me homologen Gërvalla, raporton arbresh.info.

Diplomati italian tha se ata përkrahin liberalizmin e vizave për Kosovën dhe se do të ngrisin zërin në këtë aspekt.

“Do të shohin Italinë si një bazë për tregun Evropian. Italia është plotësisht e bindur se e ardhmja e Kosovës është në Evropë dhe do të përpiqemi që zëri ynë të dëgjohet që të ndodh liberalizimi i vizave”, tha ai.

Ndërsa ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, tha se me Italinë tha se po negociojnë edhe njohjen e ndërsjellët të patentë shoferë.
Ajo paralajmëroj se javën e ardhshme do të ketë vizitë zyrtare në Itali.

“Disa javë më parë kemi mbajtur një stërvitje të përbashkët ushtarake në Kosovë. Vendi ynë është i përkushtuar për anëtarësim në BE dhe NATO. Maio e di se mijëra shqiptarë janë vendosur në Itali pas vdekjes së Skënderbeut. Edhe sot ka fshatra që fliten dialektet e vjetra të shqipes. Lidhja mes Italisë dhe nesh është shumë e gjallë dhe shumë e vjetër. Patëm takim të shkëlqyer sa i përket atmosferës dhe rezultateve.Italia është mike e Kosovës. Nënshkrimi i marrëveshjes për eliminim të tatimit të dyfishtë do të bëjë që bashkëpunimi ekonomik të jetë më pak burokratik dhe do të ndikojë për investime të huaja direkte nga Italia në Kosovë”, tha Gërvalla

Shpërndaje në rrjete sociale