Diplomati gjerman, Joakim Ryker tha për “Balkan Talks” në Euronews Albania se në momentin që marrëdhëniet Kosovë-Serbi do të normalizohen, atëherë do të bëhet dhe njohja e plotë e Kosovës nga të gjitha vendet e Bashkimit Europian.
“Unë personalisht mendoj se sapo arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse e normalizimit, në rrugën ku Brukseli dhe Ohri hodhën hapa të rëndësishëm, sapo arrihet marrëveshja mendoj se problemi i 5 shteteve që nuk e njohin, do të shuhet. Këtë bindje kam unë,” – u shpreh Ryker.
Sipas tij është detyra e qeverisë serbe të përmbysë opinionin se nuk e mbështesin njohjen e Kosovës edhe nëse do tu krijohej mundësia për një hyrje të shpejtë në Bashkimin Evropian. Diplomati shtoi se një opinion i tillë nuk është në interes të Serbisë.
Dy të arrestuar në Prizren për narkotikë, sekuestrohen drogë...
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...