Policia e Kosovës ka njoftuar se është përfshirë nga zjarri shtëpiza e teleferikut në qendrën e skijimit në Brezovicë.
“Për shkaqe të pa njohura është përfshirë nga zjarri shtëpiza e stacionit fillestar të teleferikut të qendrës së shijimit Brezovicë. Si pasojë e zjarrit është dëmtuar shtëpiza si dhe disa pajisje të një operatori kabllor të cilat ndodheshin në kabinë”, thuhet në raport.
Sipas policisë, njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar.
Foshnja 8-muajshe rezulton pozitive për kokainë në Spanjë, a...
Milano-Cortina 2026, Josie Baff fiton të artën
Miratohet Plani i Rritjes, Kosova do të përfitojë 882 milion...
Nis seanca e sotme e Kuvendit, betohen dy deputetë të rinj
Kuvendi pritet t’i ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare
Kongresisti republikan Self: Besim jashtëzakonisht i fortë e...