Digjet edhe një shtëpi në Prishtinë

20:39 | 28 Shkurt 2021
A Z

Sonte rreth orës 19:00 është djegur një shtëpi në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 19:00 është raportuar për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë. Policia menjëherë pas informatës ka dalë në vendin e ngjarjes. Janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Policia po punon për hetimin e rrethanave të rastit” ka thënë Borovci.

Në mbrëmjen e sotme nga zjarri u kaplua edhe një banesë në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme