Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës ka takuar Guvernatorin e Burgut të Gjilanit, Mads Beyer
Gjatë takimit, është diskutuar mbi zbatimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës, në kuadër të së cilës i është dhënë në shfrytëzim Qendra e Paraburgimit në Gjilan.
Drejtori Dibrani ka vlerësuar bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy institucioneve, duke theksuar se kjo marrëveshje përfaqëson një model unik të partneritetit ndërkombëtar dhe një hap të rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm të sistemit korrektues në Kosovë.
Nga ana e tij, Beyer ka rikonfirmuar përkushtimin e vazhdueshëm të palës daneze për zbatimin e suksesshëm të marrëveshjes dhe për mbështetjen e Shërbimit Korrektues të Kosovës në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe profesionale./Arbresh.info


Palatova: Kosova duhet t’i bindë 27 shtetet për statusin kan...
Liverpooli po shqyrton pesë mundësi për të zëvendësuar Aliss...
Klodi dhe Elijona nuk fshihen më? Pamjet nga avioni zbulojnë...
Vrasja e mafiozit grek, bien në pranga 4 persona, mes tyre 2...
Zgjedhjet e reja, Musliu: Kurti po u hakmerret qytetarëve që...
Të rinjtë shqiptarë po martohen më pak