
A young man trying to protect himself with his bare hands Hard contrast, cold colors, soft focus
Nga një raport i Rrjetit të Grave të Kosovës, shifra që janë pasqyruar edhe në strategjinë kombëtare, 68 për qind e grave në Kosovë kanë përjetuar dhunë dhe 56 për qind e burrave, fenomen ky që mbetet ende shqetësues.
Naim Çelaj, koordinator nacional për dhunën në familje, ka thënë se dhuna në familjare në Kosovë ka filluar të trajtohet shumë vonë, pasi më herët ka qenë temë tabu dhe jo e diskutueshme. Por sipas tij, me përfundimin e luftës në Kosovë, kjo temë filloi të trajtohet.
Sipas tij, nga 1200 deri në 1300 raste të dhunës raportohen çdo vit.
“Nga shifrat e mësipërme, janë raste të raportuara në polici dhe në gjykata e prokurori, por jo të gjitha rastet e dhunave raportohen nëpër institucione. Përqindja më e lartë e dhunës është te gratë, pra në raport me gruan”, tha ai në KTV.
Për sa i përket dhunës ndaj burrave, që në përqindje është 56%, aty përfshihen edhe djemtë e rinj.
Sipas Çelajt, Kosova është në fazën e shtetndërtimit dhe pret që të ketë përmirësime dhe trajtim më të madh ndaj dhunës.
Ai tha se rastet kur dhuna në familje paraqitet si vepër penale, viktima merr strehim dhe trajtim. Në dhunën në familje, sipas tij, institucionet nuk veprojnë për t’i ndarë familjet por punojnë për ta mbajtur familjen bashkë dhe për t’i trajtuar sa më mirë në çfarëdo forme që ata t’i kthehen jetës normale.
Për sa i përket strehimoreve, Çelaj tha se është formuar një grup ku marrin pjesë edhe organizata nga jashtë e janë të licencuara, dhe kanë bërë krijimin e një kodi financiar, që të financohen strehimoret.
“Do zgjidhet edhe kjo çështje shumë shpejt dhe më s’do ketë probleme as në financim”, tha ai.
Mbi 60 për qind e fëmijëve, kanë raportuar se kanë pasur dhunë në familje. E sipas Çelajt, është e nevojshme edhe zgjedhja e pedagogëve e psikologëve nëpër shkolla, kështu të ulet dhuna ndaj fëmijëve.
Çelaj pret që në vitet e ardhshme, dhuna në familje të mos mbetet temë aktuale si deri më tani.
Gjendet i vdekur një person në Llapqevë të Malishevës
“Fillova si portier”, Sesko zbulon rrugëtimin e tij qesharak...
18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, në pranga 2 persona...
Harry Bajraktari letër Trumpit: Angazhohuni që Specialja t’i...
Kurti: Kosova, një pishtar i demokracisë dhe sigurisë në raj...
Platforma “Liria ka Emër” mban sot konferencën e fundit para...