Kryetari i komunës së Prishtinës, në vazhdën e masave parandaluese që po merr kundër pandemisë koronavirus, sot përmes një postimi ka bërë të ditur se janë dezinfektuar edhe hapësirat e përbashkëta të banesave sociale në Hajvali dhe te Fusha e Pajtimit.
Postimi i plotë:
Jo më pak të rëndësishme janë hapësirat e përbashkëta të banesave sociale në Hajvali dhe te Fusha e Pajtimit.
Prandaj, janë dezinfektuar si masë shtesë mbojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe ruajtjen e shëndetit publik të qytetarëve.
Gjithashtu janë dezinfektuar edhe dy strehimoret ”Shpresa dhe Shtëpitë e Fëmijëve” dhe “Qendra për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalim të Trafikimit me Qenie Njerëzore” .
Askush nuk do të mbetet në harresë e vetëm në Prishtinën tonë, ndërsa #bashkë do të e tejkalojmë më lehtë këtë sfidë!
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim