Në mëngjesin e të enjtes e ka humbur betejën me COVID-19 një 16-vjeçar nga Vitia.
Nga QKMF në këtë komunë thotë se i riu kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese, por që sipas tyre virusi ia përkeqësoi gjendjen.
I riu tashmë i ndjerë kishte marrë tretman edhe në QKMF-në e Vitisë por menjëherë me rekomandim të mjekëve është dërguar në Spitalin rajonal të Gjilanit.
Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, Vjollca Kodolli-Halili thotë se 16-vjeçari ishte hospitalizuar që nga marsi.
“Në viti pacienti është paraqitur nga 1 marsi kur kishte temperaturë. Ishte i zënë në fyt dhe saturimin e ka pasur diku 87%. Mjeku i urgjencës kur e ka parë gjendjen e tij me ambulancë e ka përcjellë në Spitalin Rajonal të Gjilanit”, deklaroi për Dukagjinin, Kadolli-Halili.
Kadolli thotë se i riu kishte sëmundje që nga lindja.
“Fatkeqësisht pacienti kishte sëmundje shoqëruese që nga lindja. Për ne ka qenë rast i njohur pasi është trajtuar shumë herë për probleme të ndryshme shëndetësore. Ai ka qenë me retardim, por që gjendje i është përkeqësuar pasi është prekur nga coronavirusi”.
Varrimi i të ndjerit është bërë në varrezat e fshatit Verban.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...