Në Klinikën Infektive është kthyer numri dyshifrorë i pacientëve që po trajtohen aty. Këtë të hënë janë 21 pacientë të cilët janë të shtrirë në këtë klinikë. Prej tyre pesë janë me oksigjeno-terapi dhe një paciente në kujdesin intensiv.
Infektologja Vera Berisha-Ndreja thotë se gjendja e pacientëve është e mirë, ndërsa gjatë ditës priten rezultatet edhe për tre persona.
“Në Klinikën Infektive janë të shtrirë 21 pacientë, prej tyre 13 i kemi Covid-19 pozitiv. Ndërsa, me oksigjeno-terapi i kemi pesë pacientë. Kemi edhe pesë pacientë të tjerë të cilët sipas rregullave kanë rezultuar dy herë negativë, por ende kanë nevojë për trajtim. Ndërsa, tre pacientë të tjerë i kemi në pritje të rezultateve që nuk do të thotë që nuk ndryshon numri gjatë ditës varësisht prej fluksit të qytetarëve… pra pesë i kemi në oksigjeno-terapi dhe një pacient është në kujdesin intensiv, por edhe ai është me oksigjeno-terapi”, thotë Berisha-Ndreja./Arbresh.info/
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër