Detaje për aksionin “Brezovica 3”: Kontroll në objektin e komunës së Shtërpcës

10:00 | 16 Mars 2022
A Z

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka konfirmuar vazhdimin e aksionit “Brezovica 3”.

Sipas komunikatës, aksioni është duke vazhduar urdhër kontrolli në objektin e Komunës së strukturave paralele në Shtërpcë.

Aksioni është duke u zhvilluar nën dyshimin për veprat penale keqpërdorim i detyrës zyrtare, marrje dhe dhënie të ryshfetit.

Njoftimi i plotë:

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtoria për Krime të Rënda në Prishtinë, është duke vazhduar aksioni “Brezovica ” përkatësisht, urdhër kontrolli në objektin e Komunës së strukturave paralele në Shtërpcë, për shkak të dyshimit të veprave penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, marrje dhe dhënie të ryshfetit.
Lidhur me këtë aksion i cili është vazhdimësi i aksioneve të mëhershme, Prokuroria Themelore në Ferizaj do t’iu mbaj të informuar me kohë për të gjitha zhvillimet e tjera./arbresh.info/