Policia e Kosovës bashkë me Prokurorinë Themelore në Ferizaj gjatë ditës së martë kanë realizuar një aksion të përbashkët në Shërpcë, Ferizaj dhe Prishtinë.
Ky aksion është realizuar nën dyshimin për kryerjen e veprave penale Marrje e ryshfetit & Ushtrim i ndikimit & ndotja dhe degradimi i mjedisit Brezovicë, shkruan arbresh.info.
“Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar & Marrje e ryshfetit & Ushtrim i ndikimit & ndotja dhe degradimi i mjedisit Brezovicë, Shtërpcë, Ferizaj dhe Prishtinë 21.12.2021 – 06:00. Gjatë një operacioni policor janë arrestuar dhjetë të dyshuar meshkuj kosovar, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat e lartcekura”, njofton policia.
Me urdhëresë të gjykatës janë kontrolluar 12 lokacione të ndryshme. Gjatë bastisjes janë konfiskuar: një sasi e konsiderueshme para të valutave të ndryshme, armë të ndryshe, një sasi e municionit, vetura, aparat për prodhimin e kripto valutave si dhe pajisje të ndryshme elektronike.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./arbresh.info/
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...