Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, e ka vlerësuar lart dëshminë në Hagë të Gjeneralit amerikan, Wesley Clark.
Hamza tha se Clark, si dëshmitari i fundit në Gjykatën Speciale, ia dha këtij procesi të padrejtë një fund të fuqishëm.
“Dëshmia e tij riktheu fokusin te faktet dhe te parimi se liria e popujve është e patjetërsueshme. Narrativat e rreme ranë. Historia nuk rishkruhet”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai theksoi se liderët tanë të luftës dhe paqes së shpejti do të kthehen krenarë, mes familjeve dhe popullit të tyre, mes nesh në Kosovë.
Për disa ditë, eprori i lartë ushtarak dëshmoi në procesin gjyqësor Thaçi dhe të tjerët, i ftuar nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi./Arbresh.info
27 vjet nga Masakra e Mejës ku u ekzekutuan 376 persona
Maqedonci: FSK-ja do të kryejë operacione speciale në Gazë
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje