Fluksi i automjeteve me qytetarë në pikat e kalimeve kufitare të vendit ka shënuar rënie në orët e mbrëmjes.
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar tha se pritjet më të gjata vazhdojnë në dalje të pikës kufitare Merdare, deri në 60 minuta.
Te Dheu i Bardhë kolona e automjeteve në dalje të kësaj pike kufitare është 500 metra e gjatë dhe pritjet janë 50 minuta, ndërsa në hyrje pritjet janë pesë minuta dhe nuk ka kolona të automjeteve.
Pritje ka edhe në pikën kufitare Muçibabë ku kolona e automjeteve në dalje të kësaj pike kufitare është 100 metra e gjatë, me pritjet e qytetarëve 20 minuta, teksa në hyrje nuk ka kolonë të automjeteve dhe pritjet janë 5 minuta./Arbresh.info/

Nga homazhet në Prekaz te takimi me sportistet – agjenda e p...
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...