Dërgohen në gjykatë 50 policët e arrestuar

10:26 | 15 Mars 2022
A Z

Janë dërguar në gjykatë 50 personat e arrestuar dje në aksionin “Pika”, i realizuar në rajonin e Gjakovës dhe Prizrenit.

Seanca dëgjimore është paraparë të fillojë në orën 10:00 në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Prokuroria Speciale ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Nnë mesin e 50 të arrestuarve janë dy udhëheqësit e pikave kufitare Qafë Prush dhe Qafë Morinë si dhe dy oficerë doganorë, të tjerët janë policë kufitarë.

Ky është momenti kur të arrestuarit sillen para gjykatës./eo

Shpërndaje në rrjete sociale