Deputetja e VV-së: Nuk bëhet koalicion me krimin, hajnat dhe vrasësit

13:56 | 29 Dhjetor 2019
A Z

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha – Kollçaku, ka thënë sot se nuk bëhet koalicion me krimin dhe kërcënuesit.

Kollçaku përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se ndryshimi është i pandalshëm.

Postimi i plotë:

Nuk bëhet koalicion me krimin!

Nuk bëhet koalicion me kërcënuesit, shantazhuesit, hajnat, vrasësit…e të ardhmes së fëmijëve tanë.

P.s

Për ata që ndoshta iu shkon mendja të bëjnë një gjë të tillë.

#ndryshimiështëipandalshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale