Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas mos-ftesës nga SHBA-të për Samitin e Demokracive që mbahet në dhjetor në Amerikë.
Deliu shkruan se mosftesa do ta dëmtojë edhe imazhdin edhe argumentin lobues në procesin e njohjeve të reja.
Sipas saj, ky zhvillim është lëndim i garancës amerikane se Kosova po zhvillohet në një shtet demokratik.
Postimi i plotë:
Pëveç faktit që demonstron hapur raportin e cenuar të kësaj Qeverie me Shtetet e Bashkuara, mosftesa në Samitin e Demokracive, të organizuar nga Presidenti Biden, do të dëmtojë edhe imazhin dhe argumentin lobues për njohje. Garanca amerikane në botë, se Kosova po zhvillohet në një shtet demokratik, ka qenë argumenti më i fuqishëm i diplomacisë kosovare në kërkimin të njohje të reja. Mos dërgimi i ftesës në Samitin e Demokracive shpreh, në mënyrë implicite, dyshimin amerikan për orientimin politik dhe strategjik të Kosovës. Kjo konsekuencë e prodhuar nga Qeveria, për më tepër, do të ushqejë aspirimet e politikave dhe vendeve anti-perëndimore të shtrijnë ndikimin e tyre në Kosovë./arbresh.info/
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”