Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami duke kritikuar Qeverinë e Kosovës, ka thënë se pas gjysmës se mandatit nuk ka asnjë premtim të realizuar.
Ajo ka shkruar në Facebook se derisa Qeveria i ka paguar mbi 50 milionë euro energji elektrike vetëm për janar – tetor, për katër komunat veriore, Bajram Çerkni, babai i një djali 19 vjeçar, i pagjetur që nga viti 1999, drejtori i shoqatës së personave të pagjetur, “Zëri i Prindërve”, ka deklaruar se nuk ka energji elektrike në zyre.
Lidhur më këtë, ajo ka shkruar se ndjehet e turpëruar e Qeveria.
Postimi i plotë:
Rezultatet e Qeverisë Kurti më se miri i dinë qytetarët, ata që jetojnë këtu, ata që përballën me çmime të larta. Këto rezultate i dinë familjarët e të pagjeturëve, atyre që kjo Qeveri u kishte premtuar mrekulli dhe sot pas dy viteve nuk i ka vizituar qoftë njëherë.
Rezultatet e Qeverisë Kurti më se miri i dinë qytetarët tonë, jo 5% që janë shtresë e pasur, e që kryesisht janë të koncentruar në Prishtinë, as mërgimtarët tonë të cilët vijnë në Kosovë për të kaluar pushimet por 95% që me borxhe e kredi mezi i kalojnë muajt – ata i dinë dhe i prekin rezultatet e kësaj Qeverie.
Çmimet e ushqimit kanë prekë majat, pacientët në Onkoligji dhe reparte të tjera pa barëra esenciale, vende pune nuk ka, rritje të pagave jo, rritje të pensioneve jo… Cilat na qenkan rezultatet e kësaj Qeverie?
Pas gjysmës se mandatit nuk ka asnjë premtim të realizuar:
– Energjia është më e shtrejtë edhe pse ende flemë mbi qymyr,
– Produktet bazë edhe sot e kanë narmën e TVSH-së 8%, repektivisht 18%, e çmimet janë dyfysh me të larta se para një viti,
– Fuqia belrëse e pagave ka rënë për shkak të inflacionit, njëjtë ka ndodhë me pensionet,
– Serbia është kthyer si partneri kryesor tregtar, s’ka as taksë as reciprocitet me Serbinë,
– Prej 160 qerdheve të premtuara për këtë mandat, vetëm 3 sosh janë fillu,
– Nuk ka banesa për qiftet e reja,
– Nuk ka Fond Sovran,
– Nuk ka Bankë Zhvillimore,
– Privatizimi po vazhdon me ritëm të paparë ndonjëherë,
– Dhjetëra miliona euro kontrata publike me negocim me kompani të miqëve e dashamirëve – KORRUPCION,
– Punësime familjare e partiake pa asnjë kriter,
– Ka mungesë të materialeve dhe shërbimeve bazike nëpër institucione,
– Në arsim është humbë mbi një muaj mësim, askush ende s’ka marrë përgjegjësi,
– Shëndetësia ka dëgradu dhe sot është në kollpas, mungesë të mjeteve të punës, mungesë të barërave, ikje masive e mjekëve dhe infermierëve,
– Asnjë investim kapital nuk ka ndodhë këto dy vjet, janë stopu edhe projektet që kanë qënë në vazhdim: rruga për Podujevë, rruga për Gjilan, rruga për Mitrovicë, rruga për Pejë, as një metër progres që dy vite,
– 80% e pozitave të larta në institucione me ushtrues dëtyre,
Derisa Qeveria i ka paguar mbi 50 milionë euro energji elektrike vetëm për janar – tetor, për katër komunat veriore, Bajram Çerkni, babai i një djali 19 vjeçar, i pagjetur që nga viti 1999, drejtori i shoqatës së personave të pagjetur, “Zëri i Prindërve”, ka deklaruar se nuk ka energji elektrike në zyre. Lidhur më këtë unë ndjehem e turpëruar e Qeveria…?
Pezullohen nga puna tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës që ...
Po transportonin drejt Greqisë 44 pako me lëndë narkotike, a...
Rikthehet Liga Unike, Ylli përballet me Apollonian
Gjini pret përfaqësuesit e “Liria ka Emër”, mbështet marshin...
Administrata Trump paralajmëron veprime të reja ushtarake nd...
Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kall...