Përgjegjësia për rastin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, është institucionale, ka thënë deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj.
Deputetit Zemaj këtë deklaratë e ka bërë në Info Magazinë të Klan Kosovës.
“Humbja e jetës së një të riu në çfarëdo mënyrë lë hije të keqe, sidomos kur ajo ndodh në një institucion korrektues. Obligim yni është sudimi i ligjit në të gjitha instancat. Vitin e kaluar kemi vizituar disa nga Qendrat Korrektuese, nga të cilat kemi nxjerrë rekomandime për Qeverinë e Kosovës dhe Ministrinë e Drejtësisë. Nuk mund të them që fajtor për këtë rast është shteti, por njerëzit që drejtojnë instiucione të caktuara”, është shprehur Zemaj pwr Info Magazinë të Klan Kosovës.
Sipas tij, kërkesa e familjes për të pasur ekspertizë të jashtme tregon se njerëzit më nuk u besojnë institucioneve vendore.
“Ne kemi zinxhir tjetër të komandimit dhe të atyre që bëjnë hetime. Nuk besoj që drejtori rajonal është përgjegjës për këtë çështje. Me keqardhje e them se deklaratat e para pas rastit kanë qenë joprofesionale, qoftë nga policia, qoftë nga prokuroria. E keqja është që një i ri e ka humbur jetën në një institucion korrektues. Po e ripërsëris, deklaratat kanë qenë joprofesionale dhe joserioze”, ka thënë ai.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK