Deputeti Shpejtim Bulliqi mposht koronavirusin

08:38 | 8 Gusht 2020
A Z

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se e ka përballuar me sukses sfidën me COVID-19.

“Dua të ju informoj se tanimë unë e kalova sfidën me virusin Covid-19 dhe sipas rekomandimeve të IKSHP-së që nga sot mund të vazhdoj punën dhe angazhimet e mia aty ku i kam lënë”, është shprehur ai.

“Ju falënderoj të gjithë juve familjarë, miq dhe kolegë, që qëndruat pranë meje gjatë këtyre ditëve, duke më uruar shërim të shpejtë, mbështetje dhe kurajo që këto ditë të vështira t’i kaloj sa më lehtë”.

Ai ka bërë thirrje për kujdes në mënyrë që të kalohet pandemia me më pak pasoja.

https://www.facebook.com/shpejtim.bulliqi/posts/4678293698909054

Shpërndaje në rrjete sociale