Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rasim Selmanaj, ka folur për ditën e fundit kur e kanë parë të gjallë Ukshin Hotin.
“Me Ukshin Hotin nuk jam takuar sepse nuk e kam pasur në dhomë. Atëherë regjimi ka qenë shumë i ashpër dhe nuk ka pasur mundësi komunikimi mes të burgosurve të dhomave të ndryshme”.
Ai megjithatë kishte fatin ta shikonte momentin kur Ukshin Hoti ishte larguar nga ambientet e burgut.
“Ditën kur është liruar nga burgu, ne kemi parë Ukshin Hotin. Ka qenë vet i treti. Jemi ngjitur në ato dritaret me grila të shohim. Është liruar me datën 16 maj”, ka thënë Rasimaj në emisionin “personale”.
Selmanaj që në atë kohë po qëndronte në burgun e Dubravës thotë se të gjithë të burgosurit ishin gëzuar që Ukshin Hoti ishte liruar me shpresë se ai do të tregonte jashtë për gjendjen në burg që ishte.
“Ne ishim shumë të gëzuar me lirimin e Ukshin Hotit për faktin se mendonim se ai do të tregonte se në çfarë gjendje jemi ne në atë burg. Por pas disa minutave janë dëgjuar të shtëna armësh, dhe thjesht intuita ime thotë se ai ishte ekzekutuar atë moment dhe janë zhdukur gjurmët e tij”, tregon më tej Rasim Selmanaj.
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...