Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani ka deklaruar se nga viti 2015 e deri më sot nga buxheti i Kosovës janë paguar mbi 7 milionë euro strukturat paralele të Serbisë.
Rrahmani në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po shqyrtohet raporti vjetor i Auditimit për vitin 2019, ka theksuar se pagesa e këtyre pjesëtarëve po vazhdon edhe në Qeverinë Hoti.
“Në marrëveshjen e Brukselit të vitit 2015 dhe deri më sot nga buxheti i Kosovës janë paguar mbi 7 milionë euro strukturat paralele të Serbisë. Vetëm në vitin 2018-2019, pra janë paguar mbi 271 pjesëtarë të strukturave paralele pa shkuar asnjëherë në punë, e këta po vazhdojnë të paguhen ende nga kjo qeveri, pra po financohen nga kjo qeveri strukturat paralele ku atyre i shkohet paga mujore çdo muaj pa shkuar asnjë ditë në punë. Edhe pse kjo është e gjetur në të gjitha raportet e auditimit, asnjë hap nuk është ndërmarrë as nga kryeministri, as edhe ministrat të cilët i shpërndajnë këto para të taksapaguesve, kryesisht shqiptarë“, tha ai.
Ai tha se në komunat Zveçan, Zubim Potok dhe Leposaviq, nuk është zbatuar ligji për mbledhjen e të hyrave siç janë tatimi mbi pronë, lejet e ndërtimit, shërbimet publike, shfrytëzimi i pronës publike, duke shkelur ligjin thuajse nuk janë qytetarë të Republikës së Kosovës.
18 raste me fruth në Shqipëri, përgjatë vitit 2025
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...