Deputeti gjerman i Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer ka reaguar ashpër pasi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka vizituar Pekinin dhe mori pjesë në forumin ndërkombëtar “Belt and Road”.
Butikofer ka thënë se Serbia po i tregon BE-së gishtin e mesit, përcjell arbresh.info.
Poashtu, i ashpër ka qenë edhe reagimi i deputetit për kryeministren serbe, Ana Bërnabiq pasi kjo e fundit refuzoj ti bashkohet fotos familjare në Samitin e Procesit të Berlinit e cila u mbajt në Tiran.
Butikofer përmes një postimi në platformën X tha se Serbia pati mundësinë të nënshkruajë marrëveshjen bazë të lehtësuar nga BE-ja dhe marrëveshjen e Ohrit por se Brnabiq e refuzoi.
“Serbia po i tregon BE-së gishtin e mesit: Vuçiç preferon të shkojë në Pekin; kryeministrja serbe refuzon t’i bashkohet fotos familjare, sepse refuzon të respektojë flamurin e Kosovës; dhe, natyrisht, ata nuk duan të nënshkruajnë një marrëveshje, të cilës nuk kanë ndërmend t’i përmbahen. #GjeniGabimin”, u shpreh ai./Arbresh.info
#Serbia is showing the EU the middle finger: Vučić prefers to go to Beijing; the Serbian PM refuses to join the family photo, because she refuses to respect the Kosovo flag; and, of course, they don’t want to sign a deal, which they have no intent of sticking to. #FindTheMistake https://t.co/UIUkmHHQUp
— Reinhard Bütikofer (@bueti) October 17, 2023
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...